Cristiano Ronaldo kërkon golin e 600-të kundër Fiorentinës

Futboll

Cristiano Ronaldo kërkon golin e 600-të kundër Fiorentinës

Më: 20 prill 2019 Në ora: 00:42
Cristiano Ronaldo

Ronaldo do të kërkojë kundër Fiorentinës të harrojë eliminimin nga Champions League duke shënuar golin e 600 në karrierë.

“Erdha në Juventus për ta ndihmuar klubin që të fitojë Ligën e Kampionëve”, kështu tha Cristiano Ronaldo në korrik të vitit 2018 kur u transferua te “Zonja e Vjetër” nga Real Madridi për më shumë se 100 milionë euro.

Ronaldo, gjatë prezantimit te Juventusi

Por, këtë javë, Ajaxi befasoi Juven ashtu si Realin duke e eliminuar nga Champions League.

Ronaldo mbeti shumë i zhgënjyer me këtë, nuk e priste nga skuadra e Ajaxit.

Cristiano Ronaldo në një moment gjatë ndeshjes Juventus-Ajax

Megjithatë, CR7, do të ketë mundësi që me një rekord personal të shtunën, të harrojë paksa atë që i ndodhi “Zonjës së Vjetër”.

Ronaldo është duke kërkuar që të shkruajë histori duke shënuar golin e 600 me klube – 118 i ka shënuar me Manchester Unitedin, 5 me Sporting Lisbonën, 450 me Real Madridin dhe 26 deri më tani me Juventusin. Ai numëron edhe 190 asistime.

Afër për të arritur këtë shifër është edhe Lionel Messi. 10-shi i Barcelonës i ka shënuar deri më tani 597 gola për Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat