Kërkohet nga shumë skuadra evropiane, Ziyech flet për të ardhmen e tij

Futboll

Kërkohet nga shumë skuadra evropiane, Ziyech flet për të ardhmen e tij

Më: 20 prill 2019 Në ora: 07:18
Ziyech

Ylli i Ajax Amstedam, Hakim Ziyech, ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me skuadrën holandeze.

Mesfushori nga Maroku pati paraqitje të mira edhe në garat evropiane, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm për skuadrën e tij.

Shumë skuadra të mëdha, përfshirë edhe Bayern Munich, kanë shfaqur interesim për lojtarin, por me deklaratat e tij të fundit ai ka lënë të kuptohet se mund të qëndrojë edhe tek Ajax.

“Çdo gjë është e mundur. Unë jam gjithmonë ai që zgjedh me kujdes dhe duhet të jetë një klub që dua ta lë Ajaxin për të. Ajo nuk është aq e thjeshtë” ka thënë Ziyech.

Ziyech është transferuar tek Ajax në vitin 2016, kur kaloi nga Twente, dhe ka kontratë me skuadrën e Erik Ten Hag deri në sezonin 2020/2021.

Ajax aktualisht është në garë për triumfin në Ligën e Kampionëve, ku luan në gjysmëfinale kundër Tottenham Hotspur, si dhe në garë për titullin e Eredevisie, ku ndan pozitën e parë me PSV Eindhoven, me pikët e barabarta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat