Manchester City kërkon hakmarrjen ndaj Totteham, ja ndeshjet që do të luhen sot

Futboll

Manchester City kërkon hakmarrjen ndaj Totteham, ja ndeshjet që do të luhen sot

Më: 20 prill 2019 Në ora: 09:52
Manchester City

Në kampionatet elitare të botës luhet java e 33 e cila ka rezervuar disa përballje shumë të forta.

Në Premier League kryendeshja e sotme do jetë ajo mes Manchester City-Totteham. Ekipi i Guardiolas kërkon të hakmerret për eleminimin që i shkaktuan londinezët nga Champions League. Një humbje e City-t do vështirsonte situatën për të fituar kampionatin.

Nga ana tjetër Totteham rrezikon shumë të humbë vendin e tretë pasi Chelsea, Manchester United dhe Arsenal po luftojnë për një vend në Champions. Ekipi i Pochettinos kërkon të përsërisë përsëri të njëjtin sukses.

Në Bundesligën gjermane ndeshja me më shumë vëmendjen do jetë ajo mes Bayern Munich-Werder Bremen, ku luan edhe Rashica. Bayern duhet të fitojë në mënyrë që të mbajë vendin e parë në rënditje.

Ju njohim me ndeshjet e ditës së sotme:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat