Cana ndez rrjetin me foto-pyetjen provokuese

Futboll

Cana ndez rrjetin me foto-pyetjen provokuese

Më: 20 prill 2019 Në ora: 10:33
Cana ndez rrjetin me foto-pyetjen provokuese

Lorik Cana po i shijon në maksimum ditët dhe muajt pas “varjes së këpucëve në gozhdë”. Ai ka kohë të kalojë pranë familjes së ngushtë, gruas dhe djalit, Boiken, por edhe të inaugurojë fushat sportive nëpër kopshte të Shqipërisë, të mundësuara nga fondacioni i tij “Lorik Cana”. Së fundi, pas Shkodrës, e kishte radhën Vlora për t’u vizituar nga kapiteni legjendë i kuqezinjve. 

Natyrisht, nuk mund të mungonte një takim me kryebashkiakun Dritan Leli, me të cilin ka biseduar dhe bërë një foto tejet domethënëse, që e ka ndarë në rrjetet sociale me ndjekësit e shumtë. Rekordmeni i ndeshjeve me kombëtaren shqiptare është para dokumentit të shpalljes së Pavarësisë më 1912 dhe fotos së Ismail Qemalit, teksa ka vendosur gishtin tregues te njëri nga firmëtarët e atij momenti historik për shtetin tonë. 

Për të “luajtur” disi edhe me ndjekësit e vet virtualë, Loriku e ka intriguar në formën e një pyetjeje këtë foto: “Historia nuk ndryshohet!!! Kush e gjen, cilën firmë po e tregoj këtu?”  Nuk kanë vonuar përgjigjet e komentuesve, duke përmendur si përgjigje Mit‘hat Frashëri, Isa Boletini, Dom Nikoll Kacorri etj. Mes tyre ka edhe ironikë, që thonë emrin e Armand Dukës, presidentit të FSHF-së, një mik dhe bashkëpunëtor i Canës. 

Nuk kanë munguar edhe debatet mes komentuesve online, që i kanë kërkuar ish-kapitenit kuqezi të mos merret me histori e politikë, por me futboll. Të tjerë i kanë kujtuar se Pavarësia e 1912-ës la jashtë shtetit zyrtar shumë troje shqiptare, apo se dokumenti i atij momenti historik nuk është origjinal...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat