Sachi sulmon drejtuesit: Milani im fitonte ndaj kujtdo

Futboll

Sachi sulmon drejtuesit: Milani im fitonte ndaj kujtdo

Më: 20 prill 2019 Në ora: 10:46
Sachi sulmon drejtuesit: Milani im fitonte ndaj kujtdo

Ish trajneri i Milanit, Arrigo Sachiështë shprehur me tone të ashpëra ndaj ish administratorit të deleguar të kuqezinjve, Adriano Galiani.

Ky i fundit tha se Milani nuk do të kishte sukses në Europë vitet e kaluara, nëse do të kishte probleme me Fair Play financiar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sachit. 73 vjeçari ishte i ftuar special në emisionin Mediaset, ku foli pikërisht me situatën aktuale të milanezëve.

"Nuk jam dakort me Gallianin. Milani im do ta kishte fituar Champions League gjithsesi dhe me arkëtimet nga ky kompeticion do të investohej për të ardhmen'.

Sachi dha gjithashtu dhe një detaj interesant lidhur me rivalët e asaj kohe.

"A e dini ju se lojtarët e Napolit kishin rroga më të larta se lojtarët e Milanit? Përfundimin e dini vetë", e mbylli fjalën ish tekniku.
Arrigo Sachi pati 2 eksperienca në krye të Milanit. Filimisht e drejtoi skuadrën nga 1987 deri në 1991. Dhe më pas në sezonin 1996-97. Gjatë këtyre viteve kuqezinjtë “pushtuan” Europën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat