Skuadra e momentit është Aston Villa, vjen rezultati historik

Futboll

Skuadra e momentit është Aston Villa, vjen rezultati historik

Më: 20 prill 2019 Në ora: 12:24
Aston Villa

Aston Villa, për ata që nuk e dinë, është një ndër klubet më të mëdhenj në Angli, por edhe në Europë, sepse është një ndër themeluesit e Ligës së Futbollit në 1888 dhe është 7 herë kampione e Anglisë, pa harruar mbi të gjitha triumfin në Kupën e Kampioneve kundër Bayernit, në sezonin 1981-82.

Natyrisht, si shumë klube të tjerë edhe Villa ka pasur periudhat e saj të errëta dhe një të tillë po e përjeton këto vitet e fundit, me rrënim financiar dhe zbritje në Championship, divizioni i dytë anglez.

Megjithatë, fundi mund të jetë i lumtur, duke parë ecurinë e skuadrës nga Birmingami në muajt e fundit.

Skuadra e drejtuar nga Dean Smith, i cili e mori drejtimin tetorin e shkuar, është në formë spektakolare dhe në muajt mars e prill ka vetëm fitore, ashtu si Manchester City! Nëntë ndeshje, 9 suksese, diçka që nuk ndodhte prej 109 vitesh për "Villans".

Të premten Villa fitoi në Bolton dhe tashmë e ka "blinduar" vendin e pestë, duke qenë shumë pranë kualifikimit për në play-off, edhe pse nuk ka mbaruar. Janë 4 ndeshje deri në fund, 4 beteja, duke nisur nga ajo e së hënës, në shtëpi kundër Millëall-it, që lufton për mbijetesë. E lehtë vetëm në letër, sepse në Championship çdo ndeshje është betejë dhe ka surpriza, si ajo e së premtes në Leeds, ku Leeds United i vendit të dytë u mund bujshëm nga Ëigan, që luajti me 10 lojtarë thuajse gjithë ndeshjen!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat