Në vitin 1990 përkatësisht në muajin prill, ndodhi marrja me e madhe në historinë e futbollit të Kontinentit të Vjetër! Milicia e regjimit kriminal e pushtuesit serb futet në fushën e lojës dhe ka përndjekur e rrahur futbollistët e Prishtinës, në takimin kundër Proleterit nga Zrenjani, e cila kishte përfunduar baras 0:0, por me penallti fituan mysafirët me 7:6 dhe morën një pikë, në kuadër të ndeshjes së Ligës së Dytë Unike (Liga e parë B).
Gani Llapashtica
Marrja e madhe ndodhi sepse sportistët shqiptarë u rrahën. Më së keqi pësoi Gani Llapashtica, siç tregojnë edhe sot ata që ishin të pranishëm, shumë futbollistë të Prishtinës u goditën. “Më së keqi pësoi Gani Llapashtica, të cilin e rrahën në tunel të stadiumit dhe e bën për spital, për shkak se e dinin që Ganiu është njeri kombëtar”, ka thënë një burim, për gazetën kombëtare “Bota sot”.
"Bile sot do të ishte mirë që kush e ka incizimin ta ritransmetojnë shfaqjen e dhunshme, dhe se si reagoi milicia e asaj kohe, që t'ia kujtojmë brezit tonë të tashëm", tha burimi.