Ja ku pritet të përfundojë Elseid Hysaj

Futboll

Ja ku pritet të përfundojë Elseid Hysaj

Më: 20 prill 2019 Në ora: 13:32
Elseid Hysaj

Sezoni për futbollistin e Kombëtares, Elseid Hysaj, ka qenë plot me ulje e ngritje.

Në fillim shkodrani nuk ishte i preferua nga Ançeloti teksa humbi edhe statusin e titullarit në ekip. Megjithatë, performancat e fundit u dukën sikur rikthyen Hysajn e vjetër, i cili ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe bënte maksimumin në sulm.

Por, paraqitja e fundit në ndeshjen e Ligës së Europës kundër Arsenalit, nuk ishte nga më të mirat e Hysajt me fanellën e kaltër dhe mediat nuk e toleruan aspak teksa i faturuan një pjesë të madhe të përgjegjësisë. Ndërkaq, Napoli tashmë nga raportimet e mediave angleze është hedhur në sulm për mbrojtësin e Kombëtares së 3 Luanëve dhe Totenhemit, Kieran Tripier.

Në këtë formë duket se italianët kanë vendosur të ndërhyjnë në merkato pikërisht në krahun e Hysajt, ndërsa me shumë mundësi shkodrani sezonin e ardhshëm do ta vazhdojë karrierën diku tjetër, pasi pavarësisht gjithçkaje ofertat për 25-vjeçarin nuk mungojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat