Zidane: E di se cilët lojtarë s’dua të largohen nga Reali, s’do të të them asgjë

Futboll

Zidane: E di se cilët lojtarë s’dua të largohen nga Reali, s’do të të them asgjë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 13:44
Zinedin Zidane

Zidane thotë se në këto pak ndeshje sa ka qenë krye të skuadrës pas kthimit, tashmë e ka kuptuar se cilët lojtarë meritojnë të qëndrojnë.

Në konferencë për media para ndeshjes së nesërme në “Santiago Bernabeu” me Athletic Bilbaon, Zinedine Zidane është vërshuar sërish me pyetje nga gazetarët për revolucionin që pretendohet se do të bëjnë Los Blancos.

Ai nuk ka dashur të flasë me emra, por e tha qartë se tashmë e di se cilët lojtarë meritojnë të vazhdojnë dhe ta veshin fanellën e Realit.

“Po, por nuk do të të them asgjë”, u përgjigj Zizu, ku u pyet nga gazetari nëse tashmë e di se kush do të largohet e kush do të qëndrojë, teksa vazhdoi: “E kam të qartë se cilët s’dua që të largohen”.

“Duhet të pranojmë se s’ka qenë sezon i mirë, duhet ta pranojmë dhe të reagojmë. Reali do gjithmonë më të mirët, dhe më të mirët janë këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat