“Dashuria” drejt fundit, Milani mendon për yllin e Napolit

Futboll

“Dashuria” drejt fundit, Milani mendon për yllin e Napolit

Më: 20 prill 2019 Në ora: 13:48
Lorenzo Insigne

Insinje e dashuron Napolin, por duket se marrdhënia mes tyre është lodhur. Palët mund të ndajnë rrugët në fundin e sezonit. Sulmuesin të gjithë e duan si protagonist, por Lorenzo mendon se ka ardhur koha të largohet. Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe përfiton 4.6 milionë euro në sezon.

Menaxheri i tij është një emër i njohur, Mino Raiola. Palët po punojnë për një rinovim, por marrëveshja duket larg. Për Insinjen nuk asnjë ofertë, pasi çmimi i tij që varion nga 80-100 milionë euro, duket i shtrenjtë për ekipet e tjera. “Sportmediaset” raporton se një nga skuadrat që mendon për Insinjen është Milani, por pa përmendur shifra të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat