Zidane, për mundësin e transferimit të Mbappes: “Tashmë e di çfarë dua”

Futboll

Zidane, për mundësin e transferimit të Mbappes: “Tashmë e di çfarë dua”

Më: 20 prill 2019 Në ora: 14:08
Traineri i Real Madrid, Zinedin Zidane

Zidane e ka të qartë se kush do të qëndrojë, kush do të largohet dhe kush do të vijë në Madrid. Por, tekniku francez ka thënë se nuk është koha për të folur për këtë.

Në konferencë për media para ndeshjes së nesërme në “Santiago Bernabeu” me Athletic Bilbaon, Zinedine Zidane është vërshuar sërish me pyetje nga gazetarët për revolucionin që pretendohet se do të bëjnë Los Blancos, pas sezonit zhgënjyes që po kalojnë.

Zizu u pyet edhe lidhur me transferimin e mundshëm të Kylian Mbappe, teksa përgjigjja ishte: “Kam biseduar me klubin për profilet e lojtarëve që dua. Unë tashmë e kam të qartë se çfarë dua, por tani s’do të flasim për këtë”.

“Po, por nuk do të të them asgjë”, u përgjigj Zizu, ku u pyet nëse tashmë e di se kush do të largohet e kush do të qëndrojë, teksa vazhdoi: “E kam të qartë se cilët s’dua që të largohen”.

“Courtois apo Navas? Unë e di, por nuk do të ta them”, i tha francezi gazetarit të “Onda Cero” në konferencë, që kishte raportuar se Reali ka vendosur ta largoje Navasin dhe ta mbajë Courtoisin.

 “Nuk do të them çfarë dua unë, çfarë do klubi apo gjëra tjera. Unë e kam të qartë, por nuk do të them asgjë. Do ta kuptoni me kohë”.

“Asensio? E dimë çfarë lojtari është, çfarë talenti është. Ai është lojtar i ri dhe është i Real Madridit. Sezoni ka qenë i komplikuar për të gjithë, jo vetëm për të. E shoh mirë, të përkushtuar dhe dëshiron të rritet si lojtar, këtë do të bëjmë”.

“Vinicius? Jam i lumtur që është me ne, por duhet t’i japim kohë. Ka qenë gati dy muaj i lënduar. Do të shohim ditë pas dite, por s’do të ngutemi me kthimin e tij”.

“E ardhmja e Bale? Nuk do të flas për këtë. Jemi të koncentruar te ndeshja e nesërme”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat