Lëndohet Paçarada, Sandhausen barazon - Bota Sot
Lëndohet Paçarada, Sandhausen barazon

Futboll

Lëndohet Paçarada, Sandhausen barazon

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2019 Në ora: 15:35
Lëndohet Paçarada, Sandhausen barazon

Fati sportiv ia ktheu shpinën ekipit të Sandhausenit të mbrojtësit të kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada. Sandhausen i pafat, nga epërsia 0:2 u desh të kënaqej me barazimin si mysafirë 2:2 me Duisburgun, në ndeshjen e javës së 30-të të Bundesliga II.

Futbollisti shqiptar u angazhua me vetëmohim të pashoq, i dha siguri të madhe mbrojtjes së Sandhausenit, por fatkeqësisht u lëndua në minutën e 73-të. Ai lëndoi këmbën e majtë dhe u zëvendësua nga Muller.

Për Sandhausenin shënuan Wooten (28’ e 62’-nga penalltia) dhe për Duisburgun realizuan: Nielsen (71’) e Wolze (88’). Sandhausen është në vend të 15-të me 31 pikë, kurse Duisburg i fundit me 24 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...