Poborski tregon dramën që gati i mori jetën

Futboll

Poborski tregon dramën që gati i mori jetën

Më: 20 prill 2019 Në ora: 16:04
Poborski tregon dramën që gati i mori jetën

Tifozët e Lazios, por edhe ata të Interit, nuk mund ta harrojnë lehtë çekun Karel Poborski. Ish-sulmuesi i Lazios, në një rrëfim të tij, ka treguar për sëmundjen që në vitin 2016 i rrezikoi jetën. Tani është mirë dhe të gjesh ngjashmëri me njeriun e tri viteve më parë, është shumë e vështirë.

Frika e madhe ka kaluar dhe Poborski është shumë i qetë edhe kur flet. “Nëse do të shkoja në spital një ditë më pas, kjo intervistë nuk do të kishte dalë kurrë”, ka thënë çeku për Gurdian.  “Më vunë në gjendje kome dhe kur u zgjova, më pyeten si quhesha. Muskujt e fytyrës më ishin paralizuar dhe kalova tri javë të tmerrshme në spital, me antibiotikë shumë të fortë. Nuk mund të haja dhe duhej t’i mbaja sytë mbyllur, isha shumë i ndjeshëm ndaj dritës. Isha i frikësuar deri në palcë”.

Edhe sot nuk dihet me saktësi si u sëmur në verën e 2016-ës ish-lojtari i Lazios, edhe pse flitet për një infeksion të rrallë në mjekër. Infeksion që sjell probleme edhe për zemrën dhe në ndonjë rast edhe vdekjen. Poborski është sot 47 vjeç dhe është riaftësuar plotësisht falë ndërhyrjes së mjekëve në kohën e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat