“Lojtari i Vitit” në Angli: 6 futbollistë kandidatë, mungon Salah

Futboll

“Lojtari i Vitit” në Angli: 6 futbollistë kandidatë, mungon Salah

Më: 20 prill 2019 Në ora: 16:19
Momo Salah

Organizata e Futbollistëve Profesionist (PFA) në Angli ka shpallur listën me 6 lojtarët e nominuar për të fituar këtë çmim.

Lista për të fituar këtë çmim kryesohet nga Virgil van Dijk i Liverpool dhe Raheem Sterling i Manchester City. Pjesë e këtij konkurrimi për fazën finale janë bërë edhe Sergio Aguero, Eden Hazard, Sadio Mane dhe Bernardo Silva.

Ajo që bie në sy është mungesa e fituesin të një viti më parë të këtij çmimi, Mohamed Salah. Po ashtu, mungon edhe Son Heung-min i Tottenham.

PFA ka konfirmuar edhe gjashtë kandidatët final për këtë çmim, për të rinjtë në Premier League.

Në listë është përfshirë 20-vjeçari i Bournemouth, David Brooks. Gjithashtu nuk mungojnë as Trent Alexander-Arnold i Liverpool dhe Marcus Rashford i Manchester United. Edhe në listën e të rinjve janë sërish emrat e dy yjeve të Manchester City: Bernardo Silva dhe Raheem Sterlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat