Futbollisti Mërgim Pefqeli është hero i Prishtinës. Ai me golin e tij i solli Prishtinës fitoren e madhe me rezultat 1:0 ndaj Gjilanit vendas. Gjilani u përpoq para shikuesve të vet që ta ndal nj pikë, por nuk ia doli ngase Prishtina u tregua më këmbëngulëse.
Në çastet e fundit përkatësisht në minutën e 90-të, Pefqeli realizoi për triumfin e madh të Prishtinës, e cila përkohësisht merr kreun e tabelës me 65 pikë, ka dy më shumë se Llapi dhe tri se Feronikeli, por kjo e fundit ka një takim me pak dhe Gjilani mban pozitën e shtatë me 35 sosh.