Batatina në qiellin e shtatë, Llapi me pikë të plota nga Skenderaj

Futboll

Batatina në qiellin e shtatë, Llapi me pikë të plota nga Skenderaj

Nga: K. Goca Më: 20 prill 2019 Në ora: 16:54
Batatina në qiellin e shtatë, Llapi me pikë të plota nga Skenderaj

Kryetrajnerit Tahir Batatinës po i shkon fortë mirë me ekipin e Llapit nga Podujeva, duke importuar tri pikë të vlefshme nga stadiumin “Bajram Aliu”, në duel me Drenicën.

Llapjanët shënuan fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj drenicasve, duke vazhduar rrugën fuqishëm drejt titullit të kampionit,  për herë të parë në histori që sa ekziston ky klub. Batatina është sikur në qiellin e shtatë, sepse këto tri pikë i japin edhe më shumë zjarr për sfidat e radhës.

Në minutën e 51-të, Mentor Zhdrella shënon për epërsinë e Llapit. Në minutën e 58-të, llapjanët me fat, pasi që Abazi i Drenicës qëllon tërthorësen. Në fund të sfidës, Ahmed Januzi thellon fitoren me 0:2. Llapi është në vend të dytë me 63 pikë, ka  dy me pak Prishtina në pozitën e parë dhe Feronikeli renditet i treti me 62 sosh, por ky i fundit ka një takim me pak dhe Drenica është në vend të pestë me 38.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat