Zidane pyetet për Mbappe, kjo është përgjigja e tij - Bota Sot
Zidane pyetet për Mbappe, kjo është përgjigja e tij

Futboll

Zidane pyetet për Mbappe, kjo është përgjigja e tij

Më: 20 prill 2019 Në ora: 17:33
Zidane

Zidane ka bërë të ditur se drejtuesit sportiv e dinë se kush janë synimet e tij për merkaton, por nuk ka dhënë diçka konkrete rreth yllit të Paris Saint Germain.

Pasi flitet për largimin e Gareth Bale, zërat janë shtuar edhe më shumë për transferimin e Mbappe, pasi lojtari luan në pozitën e njëjtë.

Para ndeshjes kundër Athletic Bilbao, Zidane ka bërë të ditur se është duke diskutuar me drejtuesit e klubit për transferimet, por nuk ka dhënë ndonjë emër të veçantë.

“Mund të pyesni dhe mund të përgjigjem si dua unë. Unë nuk do të jap asnjë emër” ka thënë Zidane i pyetur për Mbappe.

“Unë flas me skuadrën për llojin e lojtarit që dua, përderisa e di atë shumë mirë, por nuk e flas këtu para medieve” ka thënë tutje trajneri francez.

Ndeshja kundër Bilbao do të jetë e rëndësishme për Real Madrid të cilët synojnë pozitën e dytë në tabelë, në garën me Atletico Madrid.

‘Los Blancos’ kanë fituar vetëm një nga tri takimet e fundit në La Liga, dhe synojnë përmirësimin e këtij rekordi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...