Shkëndija si bombë për maqedonët! Shkupi dridh Pobedën 

Futboll

Shkëndija si bombë për maqedonët! Shkupi dridh Pobedën 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2019 Në ora: 17:57
Shkëndija si bombë për maqedonët! Shkupi dridh Pobedën 

Shkëndija nga Tetova me hapa të sigurt po shkon drejt titullit të ri dhe pa dyshim se me fitoren e sotme është edhe si bombë për ekipet maqedon.  Shkëndija si vendas ngadhënjeu me rezultat 4:2 kundër Makedonija GP, në takimin e javës së 29-të të Kampionatit të Maqdonisë Veriore.

Dy gola të Radeskit (8’ e 31’), një i Imerit (40’) dhe i Musliut (87’) i sollën fitoren skuadrës kuqezi, kurse për ekipin mysafir realizuan Tanturovski në minutën e 59-të e Carvalho në atë të 90+2. Shkëndija prinë me 66 pikë, ka 12 më shumë se Vardari e cila si vendas e mposhti me 2:0 Renovën nga Xhepçishti i Tetovës.

Shkupi triumfoi në Prilep me 3:0 ndaj Pobedës. Shkupjanët dridhen Pobedën. Golat i realizuan Serginho (50’) e Angelov (73’ e 83’). Shkupi ngjitet në vend të katërt me 39 pikë, kurse Renova pozicionohet i gjashti me 36 dhe Pobeda është në fund me 20 pikë.

Liga e Maqedonisë Veriore 

A. Pandev-Bellasica    0:2
Pobeda-Shkupi    0:3
Shkëndija-Makedonija GP    4:2
Sileksi-Rabotniçki    1:0
Vardari-Renova    2:0

Tabela
1. Shkëndija    29    20    6    3    66
2. Vardari    29    15    9    5    54
3. A. Pandev    28    14    5    9    47
4. Shkupi    29    11    6    12    39
5. Rabotniçki    29    11    6    12    39
6. Renova        29    9    9    11    36
7. Makedonija GP        29    8    11    10    35
8. Sileks    29    7    10    12    31
9. Belasica        29    6    9    14    27
10. Pobeda    28    5    5    18    20

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat