Dy portugezë në Frankfurtin e gabuar, ishte një rreng!

Futboll

Dy portugezë në Frankfurtin e gabuar, ishte një rreng!

Më: 21 prill 2019 Në ora: 06:16
Alvaro

Ditën e enjte, në orët përpara sfidës mes Eintracht Frankfurt dhe Benfica-s, bëri xhiron e internetit një lajm komik: Dy tifozë portugezë ishin nisur me makinë për në Frankfurt, por në navigator kishin vendosur Frankfurtin pranë lumit Oder, që është në lindje të Gjermanisë, shumë larg Frankfurtit pranë lumit Main, ku luhej ndeshja e futbollit.

Lajmi u pasqyrua në çdo media botërore, nga BBC deri te Sports Illustrated, nga Le Parisien deri te DPA, e me radhë, por paska qenë një rreng i revistës gjermane 11Freunde. Arsyja nuk ka qenë thjesht për të vënë në lojë të gjithë, por edhe për të treguar si mund të shpiket lajmi me një buxhet fare të vogël dhe si të gjitha mediat online e raportojnë lajmin si të vërtetë, pa asnjë lloj verifikimi.

Si u realizua rrengu? Dy aktorë që dinin gjuhën portugeze, një makinë, një telefon. Më pas, një histori e pabesueshme se si dy djemtë bënë 1000 km me makinë, duke ngatërruar qytet.

Për të bërë çorbë internetin mjaftuan në llogari në Instagram, e krijuar para 2 javësh, si dhe një llogari në Twitter, me vetëm 1 ndjekës.

Gallata arriti deri aty sa një nga dy personazhet, Alvaro, doli edhe në televizion, në DAZN, ku tregonte vuajtjet e dy djemve.

Udhëtimi i shpikur i Alvaros dhe kushëririt të tij është një arsye e mirë për të menduar mbi gazetarinë dhe si punohet në botën online.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat