Perisic: Po të mos isha bërë futbollist, sot do të isha...

Futboll

Perisic: Po të mos isha bërë futbollist, sot do të isha...

Më: 21 prill 2019 Në ora: 07:12
Ivan Perisic

Ivan Perisic, ylli i Inter-it, është rrëfyer për kanalin zyrtar të klubit. 

Topi - "Dhurata e parë që kam marrë për Krishtlindje? Mbaj mend që ka qenë një top, por nuk ka qenë i pari që kam marrë. Le të themi se në shtëoi e kishin kuptuar menjëherë se cili ishte pasioni im". 

NBA - "Më pëlqen të luajt të gjithë sportet dhe nuk humb asnjë ndeshje basketbolli ose volejbolli. A dini diçka? Nëse nuk do të isha bërë  futbollist, do të luaja në NBA", ka thënë ylli i Inter-it me shaka. 

Goli i parë - "Jam larguar nga shtëpia në moshën 17 vjeç dhe mbaj mend si e kam përjetuar golin e parë. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë emocionohem kur mendoj për atë ditë". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat