Ters për Grezdën, shqiptari dënohet nga Gjykata skoceze

Futboll

Ters për Grezdën, shqiptari dënohet nga Gjykata skoceze

Më: 21 prill 2019 Në ora: 10:44
Eros Grezda

Nuk ka qenë një sezon aspak i lehtë për Eros Grezdën në Skoci. Shqiptari u ble nga Rangersi për 2 milion euro nga skuadra e Osijekut me shpresën e mirë që të bënte një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, por nuk ka gjetur veten. Si të mos mjaftonin problemet që ka në fushën e lojës, shqiptari ka përfunduar dhe në gjykatën skoceze. 

Grezdës iu pezullua patenta duke qenë se humbi  pikët e saj. Ai ka pak muaj që jeton në Skoci, por duket se po vuan shumë me rregullat e qarkullimit. Gjakovari kaloi një semafor me dritë të kuqe dhe u paraqit në gjykatë ku u shpall fajtor dhe iu hoq patenta për 6 muaj. 

Shqiptari duhet të paguajë dhe 350 paundë gjobë për këtë shkelje. Kjo nuk ishte shkelja e parë për të, pasi më herët kishte humbur dhe 12 pikë të tjera. Shpresojmë të zërë mend dhe të zbatojë rregullat, pavarësisht se duket e vështirë duke ditur dellin e shqiptarit në gjak! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat