Solskjaer: Pogba do të luajë kudo që kemi nevojë për të

Futboll

Solskjaer: Pogba do të luajë kudo që kemi nevojë për të

Më: 21 prill 2019 Në ora: 11:48
Paul Pogba

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka paralajmëruar Paul Pogban se nuk do të luajë vetëm në pozitat që francezi dëshiron.

United do të përballet me Everton në ‘Goodison Park’ gjatë së dielës (sot), në një ndeshje ku nevojiten patjetër tri pikët.

Para kësaj ndeshje, trajneri norvegjez ka thënë se do ta aktivizojë Pogban aty ku i nevojitet skuadrës dhe jo aty ku ai dëshiron të luajë.

Gjithashtu, Solskjaer ka thënë se kanë biseduar me mesfushorin francez për rrolin që ai do të ketë në taktikat e tij.

“Të gjithë kanë nga një opinion për Paul. Dhe, sigurisht, së bashku me Paul, ne kemi biseduar për pozicionin e tij” ka thënë Ole.

“Ne e dimë se ai mund të luajë si 10 apo si 6, e dimë se ai mund të luajë në pozicionin e tij të preferuar si një nga treshja e mesfushës, siç bëri në fillim dhe siç ka bërë me Juventus” ka thënë tutje norvegjezi.

“Me Francën, ai ka luajtur si një nga dy mesfushorët, krahë N’Golo Kante. Kështu që kjo gjë është e mrekullueshme.”

“Ai mund t’i bëjë të dyja dhe ajo që duhet të bëjmë është ta pozicionojmë aty ku na duhet ne” ishin fjalët e trajnerit.

Përveç përballjes me Everton, skuadra e Manchester United do të ketë sytë edhe tek ndeshja e Arsenal me Crystal Palace, rezultati i së cilës ndeshje ka rëndësi të madhe për garën e top katërshes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat