Çmenduri!

Futboll

Çmenduri!

Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:56
Pogba

Sezoni i rregullt në të gjitha kampionatet po shkon drejt mbylljes dhe ekipet kanë nisur të bëjnë llogaritë finale. Real Madridi, ndryshe nga çdo vit tjetër, ka ngritur flamurin e bardhë që herët duke qenë jashtë çdo objektivi dhe ka nisur punën për vitin tjetër. Rikthimi i trajnerit Zinedine Zidane ka bërë që presidenti Florentino Perez të lëshojë një çek të bardhë në merkato. 

Numri një i stolit do me patjetër Paul Pogba. Mesfushori i United është gati për të lënë "Old Trafford" dhe për t'iu bashkuar bashkëkombasit të tij. Mediet në Angli kanë dalë me hiptezat se ekipi spanjoll është gati të heqë dorë nga Gareth Bale dhe Raphael Varane për kampionin e botës. 

Një shkëmbim i tillë do të ishte një çmenduri, por i sigurt është fakti se uellsiani dhe francezi kanë shprehur dëshirën për të lënë "Santiago Bernabeun" në fund të sezonit. Pogba nga krahu tjetër ka prishur marrëdhëniet me klubin, pasi kërkon rritje rroge dhe e gjithë situata e tij duket e planifikuar për t'u larguar. Zidane e pret me krahëhapur, Ole Gunnar Solskjaer ka shprehur interes për Bale dhe Varane. Mund të ishte lëvizja më e bujshme e verës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat