Shqiptari drejt Besiktasit

Futboll

Shqiptari drejt Besiktasit

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:40
Shqiptari drejt Besiktasit

Një ndër mbrojtësit më në zë të kombëtares shqiptare është Kastriot Dermaku. Ky i fundit nuk u ftua nga trajneri Christian Panucci në dy ndeshjet e fundit eliminatore të europianit. Shqiptari është lojtar lider te Cosenza dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve rreth vetes. 

Bologna dhe Torino u përfolën si dy ekipet e interesuara për shërbimet e shtatlartit në verë, ndërsa tashmë del në skenë dhe një pistë tjetër. Gjigantët e Besiktasit e kanë përfshirë në listën e objektivave për merkaton e verës. 

Shqiptari mund t'i bashkohet turqve, pasi këta të fundit kanë hasur probleme në mbrojtje dhe do të kenë ndryshime për sezonin e ardhshëm. Disa prej titullarëve do të largohen për t'u zëvendësuar me të tjerë. 37 gola ka pësuar ekipi i Besiktasit këtë sezon duke qenë një nga skuadrat që ka pësuar më shumë. Dermaku shihet si personi i duhur për të zgjidhur hallet e "Shqiponjave bardhezi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat