Drejtori sportiv i Juventusit zbulon të ardhmen e Dybalas

Futboll

Drejtori sportiv i Juventusit zbulon të ardhmen e Dybalas

Më: 21 prill 2019 Në ora: 20:53
Paulo Dybala

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici siguron që ata do të forcohen pas triumfit të Scudettos së tetë.

Paratici gjithashtu ka theksuar se Paulo Dybala nuk do të largohet nga Juventusi, përkundër interesimit nga disa klube të mëdha evropiane.

“Natyrisht se Dybala do të qëndrojë. Ai është një lojtar i Juve dhe është e qartë se ai me siguri do të mbetet”, tha fillimisht ai.

“Nuk kishte asnjë sekret për suksesin tonë, ne arritëm këtu me një punë të madhe si një grup me klubin, trajnerët dhe lojtarët. Falënderojmë stafin, lojtarët dhe të gjithë ata që punuan për Juven që lejuan që kjo të ndodhte qe 8 vite”, përfundoi ai duke folur për triumfin në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat