E konfirmon Guardiola: Ky super lojtar na mungon ndaj Unitedit!

Futboll

E konfirmon Guardiola: Ky super lojtar na mungon ndaj Unitedit!

Më: 21 prill 2019 Në ora: 22:29
Pep Guardiola

Kevin de Bruyne është lënduar sërish.

Ai ka mbetur i lënduar në takimin ndaj Tottenhamit të shtunën – në duelin që City e fitoi me rezultatin 1-0.

Lojtari i Manchester City do të vlerësohet gjatë javës, por Pep Guardiola pret që ai të mungojë në ndeshjet e ardhshme kundër Manchester United dhe Burnley.

Shkalla e dëmtimit do të konfirmohet në ditët e ardhshme, ku edhe do të mësohet zyrtarisht sa do të jetë jashtë fushave.

“Unë nuk fola me të ose me mjekët. Ky është një lëndim muskulor dhe nuk e di se sa i madh është. Ne do të shohim nesër, por ai do të mungojë ndaj Manchester United”, konfirmoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat