Busquets e njofton Barcelonën se po largohet

Futboll

Busquets e njofton Barcelonën se po largohet

Më: 22 prill 2019 Në ora: 09:39
Sergio Busquets

Sergio Busquets po mendon të largohet nga Barcelona.

Sergio Busquets ka bërë me dije se në një të ardhme shumë të afërt po e mendon largimin nga Barcelona.

Mesfushori spanjoll ka thënë se ai mendon që të transferohet në ligën e Amerikës “MLS”, kur ta përfundojë karrierën te katalonasit.

Sipas MARCA, Busquest mund të kalojë te skuadra e David Beckham, Inter Miami.

Legjenda e Manchester United është duke tentuar t’i transferojë emra të mëdhenj te skuadra e tij, andaj spanjolli është në listën e tij, së bashku me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat