Batatina: Lojtarët e Llapit do të marrin nga 6 mijë euro nëse shpallemi kampion

Futboll

Batatina: Lojtarët e Llapit do të marrin nga 6 mijë euro nëse shpallemi kampion

Më: 22 prill 2019 Në ora: 11:44
Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka zbuluar në ‘Sporti Total’, se ju kanë premtuar klubit 100 mijë euro (premi) nëse ata fitojnë titullin e këtij sezoni.

“Kryetari ka premtuar gjashtë mijë euro për çdo lojtarë dhe këto fonde do t’i kenë menjëherë në llogari”, tha fillimisht ai.

Më pas ai theksoi se Llapi dëshiron që FFK t’i caktojë gjyqtarët ndërkombëtar për pesë ndeshjet e fundit të Superligës.

“Ne kemi pesë finale dhe ne do të vendosim për fatin tonë, por ajo që është me rëndësi për ne dhe Feronikelin dhe Prishtinën, mendoj që për ndeshjet direkte do të bëjmë kërkesë që të marrim refera ndërkombëtarë, jo pse referat tonë janë të dobët, por t’i ikim tendencave”, përfundoi ai.

Ndryshe, Llapi radhitet në pozitën e tretë me 63 pikë, dy më pak se Feronikeli dhe Prishtina që ndajnë pozitën e parë me 65 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat