Mbappe “kërcënon” Messin për Këpucën e Artë - Bota Sot
Mbappe “kërcënon” Messin për Këpucën e Artë

Futboll

Mbappe “kërcënon” Messin për Këpucën e Artë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 12:25
Messi dhe Mbappe

Ylli francez ka realizuar mbrëmë tre gola në fitoren e PSG ndaj Monacos.

Paris Saint Germain e festoi titullin e radhës në Ligue 1, duke e mposhtur Monacon me rezultat 3-1.

Kylian Mbappe ishte edhe njëherë i pandalshëm për PSG duke shënuar të tre golat e ekipit të tij. Talenti francez realizoi dy herë në pjesën e parë në minutat 15’ dhe 38’, ndërsa në të 56-ën vulosi shifrat në 3-1.

Me këtë het-trik, Mbappe ngjitet në kuotën e 30 golave në Ligue 1 dhe bëhet kërcënim serioz për Lionel Messin në garën për çmimin e golashënuesit më të mirë në Evropë. Argjentinasi numëron 33 gola.

Të dy rivalët për këtë trofe individual kanë nga pesë ndeshje në dispozicion në kampionatet respektive deri në përfundim të sezonit, ku edhe do të përcaktohet fituesi i Këpucës së Artë për këtë stinor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...