Milani siguron blerjen e parë për sezonin e ardhshëm

Futboll

Milani siguron blerjen e parë për sezonin e ardhshëm

Më: 22 prill 2019 Në ora: 15:19
Leonardo

Prej kohësh drejtori sportiv i Milani, Leonardo po negocionte me Gremio për të arritur një rrugë të mesme për të marrë shërbimet e Everton Soares.

Së fundi, mediet në Itali dhe në Brazil kanë bërë me dije se Gremio dhe Milan e kanë arritur marrëveshjen e tyre financiare për të realizuar kalimin e 23-vjeçarit në qershor në Milano.

Për sulmuesin anësor klubi brazilian kërkonte 35 milionë euro. Mirëpo Leonardo e ka zgjidhur këtë duke futur në klauzolë disa bonuse për klubin, nëse Soares kap shifrat e përcaktuara.

Gjithsesi shifrat konkrete të operacionit nuk janë bërë me dije dhe braziliani do të vishet kuqezi në përfundim të këtij sezoni, me përjashtim të ndonjë ndodhie të madhe.

Për Soares interes të forta ka pasur edhe nga Manchester City, por Leonardo është gjithmonë një hap para me lojtarët dhe talentet që vijnë nga Brazili.

Këtë sezon sulmuesi ka luajtur në 7 ndeshje si titullar dhe 3 të tjera si zëvendësues, duke shënuar 4 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat