Bylbyl Sokoli: Ky është qëllimi i vetëm i Ferizajit!

Futboll

Bylbyl Sokoli: Ky është qëllimi i vetëm i Ferizajit!

Më: 22 prill 2019 Në ora: 18:18
Bylbyl Sokoli

Trajneri i Ferizajit, Bylbyl Sokoli shprehet shumë i lumtur për fitoren e skuadrës së tij ndaj Flamurtarit dhe thekson se qëllimi i vetëm i tij në këtë klub është që të sigurojë barazhin.

Ferizaj ka arritur një fitore të madhe ndaj kundërshtarit direkt për barazh, Flamurtarit me rezultatin e thellë 3-1.

Egzon Shabani, Qëndrim Dautaj dhe Demiri shënuan për Ferizajin, kurse për Flamurtarin shënoi Grançov, i cili edhe u përjashtua në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 47’të.

“Është shumë vështirë të dalim prej barazhit, është vështirë shumë edhe sigurimi i barazhit – krejt tendenca jem është që të dalim në barazh. Të luash nën presionin e renditjes në tabelë është shumë vështirë”, tha fillimisht trajneri i Ferizajit, Bylbyl Sokoli për SuperSport Kosova.

“Ne kemi shpresë prej ditës së parë – por mendoj që kjo ndeshje na siguron mundësitë e kalkulimeve taktike. Këto pikë që i kemi siguruar që të jemi në pozitën e barazhit nuk janë të mjaftueshme për të qenë të qetë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat