Pogba tregon se çfarë i tha Solskjaer lojtarëve pas humbjes turpëruese nga Everton

Futboll

Pogba tregon se çfarë i tha Solskjaer lojtarëve pas humbjes turpëruese nga Everton

Më: 22 prill 2019 Në ora: 19:28
Paul Pogba

Paul Pogba ka zbuluar atë që Ole Gunnar Solskjaer i tha lojtarëve të tij të Manchester United pas disfatës së turpshme ndaj Evertonit.

Skuadra e Manchester United është mposhtur nga Evertoni me rezultatin 4-0 në fundjavë në xhiron e 34’të të Premierligës.

“Në dhomën e veshjes e lëmë trajnerin të flasë, stafi flet dhe ata flasin të vërtetën” tha Pogba.

“Ata folën për atë se çfarë ndodhi në lojë. Ajo që ne bëmë në fushë nuk është e respektueshme për shokët e ekipit, për stafin, për njerëzit, për lojtarët, për të gjithë. Ajo që treguam në fushë, nuk dha gëzim dhe kjo është arsyeja pse jemi të zemëruar me veten. Ne duam të luajmë më mirë dhe duhet të reagojmë. Reagimi duhet të jetë i menjëhershëm”, zbuloi Pogba nga fjalët e stafit të United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat