Largimi i Eden Hazard nga Chelsea në fund të këtij sezoni tashmë mund të konsiderohet si një fakt i kryer me belgun që ka arritur marrëveshje me Real Madridin dhe pritet vetëm që dy klubet të mbyllën marrëveshjen që gjithçka të bëhet zyrtare.
Blutë e Londrës kanë nisur që tani të mendojnë për pasuesin e Hazard.
Objektivi i madh i Chelseat është të rikthejë në Premier League ish-lojtarin e Liverpoolit, brazilianin Philippe Coutinho.
Një operacion i vështirë ky jo vetëm për koston e transferimit por edhe për faktin se merkatoja e Chelsea-t është bllokuar nga FIFA për dy sesionet e ardhshme.
Gjithsesi presidenti i londinezëve, rusi Roman Abramovich ka besim se KAS do t’i japë të drejtë Chelsea-t dhe për këtë arsye ka nisur bisedimet me Barcelonën për Coutinhon.
Largimi i brazilianit vetëm 1 vit e gjysmë pas transferimit në Camp Nou nuk do të ishte surprizë duke pasur parasysh faktin që bluagranat do të bëjnë çmos në afat të verës për të marrë në skuadër francezin Antoine Griezmann.