Klopp tallet me Unitedin: Kush do ta ndalë Cityn, ata që humbën 4-0 nga Evertoni?

Futboll

Klopp tallet me Unitedin: Kush do ta ndalë Cityn, ata që humbën 4-0 nga Evertoni?

Më: 22 prill 2019 Në ora: 22:36
Jurgen Klopp

Liverpooli dhe Manchester City po luftojnë për titull këtë edicion, ku ndeshjet e fundit do ta vendosin fituesin.

Manchester City ka një derbi në mesjave ku do të përballet me Manchester Unitedin.

Për këtë takim, ka folur trajneri i Liverpooli, Jurgen Klopp.

Klopp ka përdorur një frazë që ka bërë bujë të madhe, teksa ka ironizuar me formën që po kalon United, duke thënë se nuk pret asgjë nga “Djajtë e Kuq”.

“Derbi i Mançesterit është një ndeshje që nuk kemi gjë në dorë dhe me sa po shoh edhe United nuk ka gjë në dorë”.

“Sa ishte rezultati ndaj Evertonit, 3-0 apo 4-0?”, ka thënë Klopp.

Ndoshta me këto fjalë, gjermani shpreson që edhe të zgjojë inatin e lojtarëve të United, pasi një barazim do ta ndihmonte shumë Liverpoolin.

Se a kanë efekt këto fjalë mbetet të shihet të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat