Dikur luante me Romarion, vdes në varfëri të skajshme në moshën 36-vjeçare

Futboll

Dikur luante me Romarion, vdes në varfëri të skajshme në moshën 36-vjeçare

Më: 22 prill 2019 Në ora: 22:51
Valdiram Caetano de Morais

Ish-sulmuesi brazilian i Vasco de Gama, Valdiram Caetano de Morais, është gjetur i vdekur në rrugët e Sao Paulo.

Valdiram, i cili ka luajtur pak me legjendën, Romario, ishte person problematik, pasi u përfshi në trafikimin e lëndëve narkotike dhe të alkoolit.

36 vjeçari nuk kishte një vendbanim fiks dhe shpesh ishte i përfshirë në miqësi të keqe, por mbrëmja e kësaj të diele ka qenë fatale për Morais.

Sipas autoriteteve, ish-futbollisti kishte shenja dhune në trup, gjë e cila tregon se 36-vjeçari është vrarë.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohen si autorët e vrasjes së ish-futbollistit.

Valdiram Caetano de Morais ishte papunë dhe i pastrehë, klubi Vasco de Gama vendosi ta ndihmonte dhe në 2018 atij i pagoi një periudhë rehabilitimi në një klinikë në San Paolo.

Ai qëndroi atje për të paktën 6 muaj, deri kur u shpall i humbur dhe më pas u gjet i vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat