Interi e shet Icardin, gjen zëvendësuesin e tij - Bota Sot
Interi e shet Icardin, gjen zëvendësuesin e tij

Futboll

Interi e shet Icardin, gjen zëvendësuesin e tij

Më: 22 prill 2019 Në ora: 22:53
Mauro Icardi

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku është zgjedhja e parë e Interit për ta zëvendësuar Mauro Icardin.

Sipas burimeve të “Tuttomercatoweb” Interi tashmë ka vendosur ta shesë sulmuesin argjentinas dhe beson se Lukaku e ka potencialin dhe moshën për t’u bërë qendërsulmuesi kryesor i zikaltërve.

Manchester United pagoi plot 85 milionë euro për ta blerë 25-vjeçarin nga Evertoni në verën e vitit 2017, por sipas medieve në Itali Lukaku mund të transferohet drejt Serie A për 50 milionë euro pas dy sezoneve jo të mira në “Old Trafford”.

Megjithatë, për ta realizuar kalimin e tij në Interit, Lukakut do t’i duhet të pranojë pagë më të ulet se 10 milionë euro në sezon, të cilën e merr aktualisht në “Djajtë e kuq”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...