Barcelona rinovon me këtë lojtarë - Bota Sot
Barcelona rinovon me këtë lojtarë

Futboll

Barcelona rinovon me këtë lojtarë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 00:20
Barcelona

Barcelona dëshiron të rinovojë kontratën me Arturo Vidalin.

Mesfushori ka kontratë me katalunasit deri në vitin 2021, por sipas të përditshmes “Sport” Barcelona dëshiron që ta mbajë në skuadër kilianin.

Interi ka shprehur interesim për 31 vjeçarin për shkak të lojës së tij mesfushë, por Barca nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij.

Për këtë arsye, pritet të fillojnë bisedimet për kontratën e re, e cila krahas përmirësimeve financiare, do të jetë e vlefshme deri në vitin 2022.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...