Dëmtohet ylli i Chelsea-s, humb sezonin

Futboll

Dëmtohet ylli i Chelsea-s, humb sezonin

Më: 23 prill 2019 Në ora: 09:43
Dëmtohet ylli i Chelsea-s, humb sezonin

Një sezon që po shkon drejt fundit mes polemikash për Callem Hudson-Odoi, që mesa duket do e mbyllë me një lajm të rëndë.

Në ndeshjen ndaj Burnley, 18-vjeçari la fushën në minutën 41’, duke u larguar i shoqëruar nga dy mjekë të skuadrës.

Pas ndeshjes sulmuesi njoftoi në rrjetet sociale se ka mbyllur sezonin sepse ka thyer tendinin e Akilit. Nëse edhe Chelsea e konfirmon një gjë të tillë, atëherë gjërat vështirësohen edhe më tej për anglezin.

Dëmtime të tilla kërkojnë të paktën 9 muaj kohë për t’u rikuperuar, ndërsa ka lojtarë që derisa të kthehen të gatshëm për të luajtur iu zgjat edhe 1 vit.

Për Hundson-Odoi mund të quhet si një mundësi e humbur kalimi i tij tek Bayern Munich në verë, që e ka kërkuar prej kohësh, edhe pse në katër ndeshjet e fundit trajneri Sarri e ka hedhur në fushë si titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat