Goditje e rëndë për Kukësin, Rama dhe Maliqi...

Futboll

Goditje e rëndë për Kukësin, Rama dhe Maliqi...

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:00
Goditje e rëndë për Kukësin, Rama dhe Maliqi...

Goditje e rëndë për Kukësin në fazën finale të këtij edicioni futbollistik. Ernest Gjoka humb për javët e mbetura të sezonit dy elementë të rëndësishëm, i duhet t’i bëjë llogaritë pa Valdet Ramën dhe Edis Maliqin, që me shumë mundësi humbin jo thjesht ndeshjen e radhës por gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

Ish-futbollisti i Kombëtares ka pësuar një dëmtim të rëndë në menisk dhe me shumë mundësi do t’i duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të rikuperuar dëmtimin në gju. Në këtë mënyrë Valdet Rama mund të rikthehet në fushë vetëm për aventurën e Kukësit në ndeshjet e Europa League, duke humbur sfidat e mbetura në kampionat dhe në Kupë.

Nëse për Ramën ekziston ndonjë fije shprese, për Edis Maliqin mbyllja e sezonit është diçka e sigurt. Mesfushori ka pësuar një krisje në fibul, ose thënë në gjuhën  popullore në kërcirin e këmbës, dhe do të qëndrojë jashtë fushe më shumë se një muaj pasi bëhet fjalë për një dëmtim që do kohë për t’u rikuperuar. Maliqi u dëmtua në ndeshjen me Kastriotin dhe sakrifikoi duke luajtur me dhimbje ndaj Laçit, por dëmtimi është përkeqësuar dhe tani i duhet të bëjë pushim për të mos  rrezikuar.

Dy mungesa të rënda për Gjokën dhe Kukësin, po të llogaritësh se edhe Gëzim Krasniqi e ka mbyllur Shqetësuese është dhe gjendja e kapitenit Ylli Shameti, i cili ende nuk ka një kohë të qartë rikuperimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat