Yaya Toure mendon ta vazhdojë karrierën në Amerikë - Bota Sot
Yaya Toure mendon ta vazhdojë karrierën në Amerikë

Futboll

Yaya Toure mendon ta vazhdojë karrierën në Amerikë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:49
Yaya Toure

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë aktualisht është pa klub.

Ish mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli dhe se shikon SHBA-të dhe Azinë, si vendet ku mund të vijojë karrierën.

Pas një aventure të dështuar me Olympiacosin në Greqi, mesfushori nga Bregu i Fildishtë është tashmë një lojtar i lirë dhe po pret për një tjetër ofertë për të vijuar karrierën.

“Nuk është akoma momenti për t’u tërhequr”, deklaroi Toure. “Besoj se mund të luaj akoma për dy-tre sezone të tjera, ndoshta në SHBA apo Azi. Po marr kohë për të menduar zgjidhjen më të mirë për të ardhmen time”, tha futbollisti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...