Solskjaer: Manchester City ka shumë cilësi

Futboll

Solskjaer: Manchester City ka shumë cilësi

Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:10
Solskjaer: Manchester City ka shumë cilësi

Ole Gunnar Solskjaer ka folur në prag të derbit të së mërkurës, duke qenë i vetëdijshëm se pritet shumë nga të tijtë ndaj Manchester City, edhe pse në një moment aspak pozitiv sezonal. Pep Guardiola llogarit vetëm tri pikët në “Old Trafford”, si e vetmja mundësi për ta ruajtur kreun e Premier League dhe fituar sërish titullin. Një dhuratë në distancë pret edhe Liverpool, që kësaj here do të bëjë tifo për “Djajtë e Kuq”. 

Sidoqoftë, i etur për fitore është edhe vetë Manchester United, që ka zbritur në vendin e gjashtë të renditjes (jashtë zonës Champions), pas rezultateve të fundit zhgënjyese. Solskjaer, skuadra e të cilit ka humbur gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit, në të gjitha garat, bën këtë prognozë për supersfidën me “qytetarët”: 

“Manchester City ka shumë cilësi, sidomos në qakullimin dhe zotërimin e topit. Ne duhet të mbrohemi mirë. Kur ta fitojmë topin, duhet të jemi gati për të kundërsulmuar. Vetëm kështu mund ta zëmë në befasi kundërshtarin dhe ta godasim. Natyrisht, Manchester City nuk do të na e lehtësojë këtë. Do të ketë faulle, sepse kundërshtari angazhon shumë lojtarë përpara, do të na ndalojë aq lart sa mundet. 

Kjo nuk është ndeshja më e mirë, që mund të kërkonim tani për autokritikë, edhe me lojtarë të dëmtuar. Vijmë pas një humbje të rëndë. Ne patëm një analizë pas ndeshjes me Everton dhe të gjithë lojtarët janë të zhgënjyer. Me të vërtetë na ka lënduar shumë ajo paraqitje. Loja e Manchester City është e përsosur, nuk shfaq thuajse fare pika të dobta në fushë.

Uroj që tifozët të na mbështesin. Do të ishte shumë mirë të riktheheshim te suksesi ndaj një skuadre si Manchester City. Unë kam ardhur këtu dhe kam thënë që do ta shijoj çdo sekondë të vetme. Nuk më pëlqen humbja, por është një sfidë e madhe, që të gjithë trajnerët e këtij klubi e kanë pasur mbi supe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat