Seks-skandal në Angli, zbulohet loja e pistë e futbollistëve të Premierligës me femra - Bota Sot
Seks-skandal në Angli, zbulohet loja e pistë e futbollistëve të Premierligës me femra

Futboll

Seks-skandal në Angli, zbulohet loja e pistë e futbollistëve të Premierligës me femra

Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Futbolli anglez është tronditur nga një seks-skandal i madh, i cili i ka përfshirë edhe futbollistët e Premierligës. Një lojë e pistë po zhvillohet në rrjetet sociale, ku po poshtërohen femrat që bëjnë seks me futbollistët

Një seks-skandal i madh e ka përfshirë futbollin anglez.

Tabloidi britanik “The Sun”, e ka zbuluar një aplikacion të bisedave në telefon mobil në mes të futbollistëve të Premierligës dhe Championshipit, duke shfaqur fotografi dhe video se si futbollistët bëjnë seks me femra dhe i poshtërojnë ato.

Lojtarët marrin pjesë në një lojë perverse, ku 200 pikë i marrin ata që i pështyjnë apo i godasin viktimat e pafajshme gjatë seksit.

150 pikë i marrin ata që bëjnë video-filmime gjatë seksit, njëjtë si ata që bëjnë seks në qendër stërvitore apo afër bashkëshorteve të tyre.

Futbollistët e kanë krijuar një grup në “Whatsapp”, ku i publikojnë fotografitë dhe videot e tmerrshme

Njëri prej futbollistëve e ka pështyrë partneren që po kryente marrëdhënie me të në fytyrë, por më pas edhe e fyente “kurvë”.

Ende nuk dihet se cilët futbollistë janë të përfshirë në këtë lojë të pistë, e cila është kritikuar nga bota e futbollit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...