Mahrez i pakënaqur te City, kërkon largimin

Futboll

Mahrez i pakënaqur te City, kërkon largimin

Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:54
Mahrez

Ish-futbollisti i Leicester Cityt nuk është zgjedhje e parë e Pep Guardiolas.

Verën e vitit të shkuar, Manchester City shpenzoi plot 61 milionë funte për të siguruar shërbimet e Riyad Mahrez nga Leiceter City. Kur ka kaluar gati një vit nga ajo kohë, bilanci nuk është pozitiv për algjerianin, i cili nuk ka gjetur shumë hapësira.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, lojtari nuk është i lumtur dhe ka kërkuar largimin. Mahrez ka luajtur në vetëm 13 takime si titullar në Premier Ligë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Manchester City ka shpenzuar një shumë të madhe për ta marrë algjerianin dhe zor se mund ta lërë të largohet lehtë, vetëm me përjashtim të një oferte të përafërt me ato që ka shpenzuar klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat