Nga Ronaldo te Kean, 5 sfida në 5 ndeshje për Juventus-in - Bota Sot
Nga Ronaldo te Kean, 5 sfida në 5 ndeshje për Juventus-in

Futboll

Nga Ronaldo te Kean, 5 sfida në 5 ndeshje për Juventus-in

Më: 23 prill 2019 Në ora: 16:48
Ronaldo, Juventus

E ka thënë edhe Massimiliano Allegri në konferencën e parë për shty pas fitimit të titullit. "Kur ka dalë kalendari, kam menduar se duhej ta siguronim titullin brenda javës së 33-të, sepse pesë të fundit janë të tmerrshme". U tha, u bë. Tani, "Zonja" mund ta përballojë në qetësi fazën e finale të sezonit, duke bërë eksperimente taktike dhe duke u përqendruar tek arritja e disa objektivave të tjerë më pak të rëndësishëm.

Rekordet — Edhe pse për Allegri-n nuk ka shumë rëndësi, nëse Juventus-i do t'i fitojë pesë ndeshjet e mbetura të kampionatit, do të barazojë rekordin e 102 pikëve të vendosur nga skuadra e Antonio Conte-s në sezonin 2013/14. Më ngacmues është rekordi që ka të bëjë me ndeshjet e luajtura në transfertë: Inter-i ka fituar 15 në sezonin 2006/07, Juventus-i i këtij sezoni është në kuotën e 13 sukseseve larg shtëpisë dhe ka 3 transferta në dispozicion për të lënë mbrapa zikaltrit.

Cuadrado — Kolumbiani është kthyer pas dëmtimit të pësuar 13 dhjetorin e kaluar në ndeshjen e luajtur në Zvicër kundër Young Boys. Do t'i kishte bërë shumë punë bardhezinjve në ndeshjen e kthimit kundër Ajax-it dhe Allegri ka thënë se do ta kishte përfshirë në listën Champions nëse do të kthehej mbrapa. Sinjalet e para pas dëmtimit kanë qenë inkurajues, por Juan do të ketë mundësinë t'i përdorë këto "miqësore luksi" për të gjetur besimin dhe për t'u paraqitur i motivuar në maksimum për sezonin e ardhshëm.

"Baby juve" — Nicolussi Caviglia, Gozzi Iweru, Kastanos dhe Mavididi kanë provuar shijen e debutimit me skuadrën e parë. Të tjerë, si mbrojtësi Coccolo, presin me padurim. Ai që ka bindur më shumë, ka qenë Nicolussi, por nëse Allegri do të arrijë t'u japë më shumë minuta në ndeshjet e mbetura, do të ishte më e lehtë të kuptohej potenciali i tyre.

Kean, rinovimi&10 gola — Gjatë javëve të ardhshme, Mino Raiola dhe Fabio Paratici do të takohen për të folur për rinovimin e Moise Kean, i cili ka siguruar një vend në Juventus-in e së ardhmes me shpërthimin në mars dhe prill. Të dyja palët janë optimiste, por më shumë se për paratë, do të flitet për projektin teknik rreth sulmuesi 19-vjeçar. Moise do të ketë shumë hapësira në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, edhe pse Mario Mandzukic e ka mbyllur sezonit. Italiani ka shënuar 6 gola deri tani: objektivi është që të shënojë të paktën 10.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...