Vecino: Interi do të garojë për Scudetto në vitin e ardhshëm

Futboll

Vecino: Interi do të garojë për Scudetto në vitin e ardhshëm

Më: 23 prill 2019 Në ora: 17:27
Interi

Skuadra e Interit takohet me Juventusin të shtunën në San Siro, me fillim nga ora 20:30.

Mesfushori i Interit, Mattias Vecino beson se skuadra e tij do të luftojë deri në minutën e fundit që të marrin një rezultat pozitiv në këtë sfidë.

Kjo do të jetë një ndeshje thelbësore për sezonin e tyre pasi lojtarët e Luciano Spalletti nuk kanë siguruar ende kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Ne kemi mundësinë të japim fund rrugëtimit të mirë të kampionit, do të jetë një mundësi e mirë, është një ndeshje fantastike”, tha fillimisht ai për Sky Sports.

“Juve kanë treguar më shumë konsistencë, duhet të jetë një referencë kjo. Ne duhet të përpiqemi të afrohemi me nivelin e tyre dhe të garojmë për Scudetton. Ne duhet të punojmë, vitin e ardhshëm do të kthehemi për të luftuar për Scudetto, është një objektiv i klubit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat