Ronaldo i mbeti besnik Juventusit, por ka një kërkesë të madhe për sezonin tjetër

Futboll

Ronaldo i mbeti besnik Juventusit, por ka një kërkesë të madhe për sezonin tjetër

Më: 23 prill 2019 Në ora: 18:31
Cristiano Ronaldo

Pasi e siguruan titullin e tetë radhazi në Serie A, Cristiano Ronaldo e dha lajmin që do të qëndroj te Juventusi edhe për sezoni tjetër.

Pas eliminimit në çerekfinale nga Ajax, në media u raportua se Ronaldo është duke menduar largimin nga Torino vetëm pas një sezoni të kaluar, por ai hodhi poshtë çdo mundësi largimi, por tani duket se ai ka një kusht për sezonin e ardhshëm.

Me eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe me formën e lartë që po e kalon rivali i tij, Lionel Messi, atëherë ‘’Topi i Artë’’ thuajse është në dorën e argjentinasit.

Pra cilat janë hapat e ardhshëm për Juventusin? Çdo gjë duhet të planifikohet mire, sepse vitin e ardhshëm do të jetë sezoni kur Juventusi dhe CR7 nuk do të kenë asnjë justifikim.

Portugezi thuhet se ka kërkuar reflektim sezonin e ardhshëm dhe të arrihen objektivat e tyre, në të kundërtën do të këtë pasoja të mëdha për “Zonjën e Vjetër” si në fushë ashtu edhe në aspektin financiar.

Fitimi i titullit në Ligën e Kampionëve duhet të jetë një prioritet vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat