Mauricio Pochettino ka premtuar se skuadra e tij, Tottenham nuk do të shpërqendrohet nga gjysmëfinalja e ardhshme e Ligës së Kampionëve kundër Ajax.
Spurs janë në garë në dy kompeticione, Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.
Tottenham po lufton që të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve edhe stinorin e ardhshëm dhe gjithashtu marrin pjesë në gjysmëfinale të LK për këtë stinor.
Ajax, të cilët kanë mundur Real Madridin dhe Juventusin si mysafir janë kundërshtarët e Pochettinos.
“Ne nuk po mendojmë për Ajaxin,” theksoi Pochettino në konferencën e tij për shtyp.
“Ne se po mendojmë vetëm për Premier League. Tani fokusi ynë është tek ndeshja me Brighton. Është e qartë që kemi dy objektiva – njëra duhet të jetë të jemi në top katërshe dhe tjetra është ta eliminojmë Ajaxin, por ne duhet të shkojmë hap pas hapi”, përfundoi ai.