Ngacmon futbollistet seksualisht, shkarkohet

Futboll

Ngacmon futbollistet seksualisht, shkarkohet

Më: 23 prill 2019 Në ora: 18:37
Ngacmon futbollistet seksualisht, shkarkohet

Trajneri i Kombëtares së Ekuadorit për femra duket se është në telashe. Luis Pescarolo u shkarkua nga federata sepse u denoncua nga një futbolliste e tij se e kishte ngacmuar seksualisht.

Përveçse ishte trajneri i ekipit të parë, ai ishte përgjegjës edhe për grupmoshat e kombëtareve femrave. Deklarata zyrtare nga federata e vendit thekson se faktet e ngacmimeve seksuale janë raportuar në gaztën “El Caminero” dhe kanë ndodhur mes majit 2018 dhe marsit 2019.

Image

Bëhej fjalë për mesazhe me përmbajtje të “nxehta” të shkëmbyera mes trajnerit dhe lojtares. Ish trajneri i mohoi akuzat duke i thënë se ato janë ofendime ndaj stafit teknik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat