Fowler: Manchester Utd e ka në dorë fatin e Liverpoolit

Futboll

Fowler: Manchester Utd e ka në dorë fatin e Liverpoolit

Më: 23 prill 2019 Në ora: 19:10
Fowler

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Robbie Fowler, nuk beson se Manchester United mund ta mundë Manchester City në derbin e radhës, referuar formës aktuale të dy skuadrave. Sidoqoftë, “Reds” janë duke shpresuar te ndonjë favor i mundshëm në javët e mbetura të Premier League, që të dalin kampionë. Për momentin, skuadra e Jurgen Klopp kryeson renditjen dy me pikë avantazh, por “qytetarët” kanë një ndeshje më pak. Manchester United shkon në derbin e nëserm (21.00), në “Old Trafford”, me peshën e gjashtë humbjeve në tetë ndeshjet e fundit, duke përfshirë edhe goditjen e fortë që mori në fundjavë ndaj Everton (4:0).

Fowler, trajner i Brisbane Roar, tha të martën se është e vështirë që “Djajtë e Kuq” t’i bëjnë ndonjë favor Liverpoolit në këtë moment, duke parë formën e dobët të tyre: “Të gjithë e dinë se mbështetja ime është masive për Liverpoolin, por, nëse jemi plotësisht të sinqertë, do të jetë e vështirë për të.  

Mendoj se Manchester City mund të mundë këdo që i del përballë në këto momente. Kanë mbetur katër ndeshje për t’u luajtur dhe natyrisht, janë të katërta të fitueshme për ‘qytetarët’.

Unë mendoj se Manchester United e ka në dorë fatin e Liverpool, por vështirë t’i ndalë rivalët e të njëjtit qytet në derbi”. Sidoqoftë, skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer lufton për t’u kualifikuar në Champions League. Për momentin është në vendin e gjashtë, me tri pikë pas Chelsea, në vendin e katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat