Një femër do të gjykojë në Ligue 1

Futboll

Një femër do të gjykojë në Ligue 1

Më: 23 prill 2019 Në ora: 19:38
Stephanie Frappart

Revolucion në futbollin francez. Federata Franceze ka vendosur që një femër të gjykojë një ndeshje të Ligue 1. Bëhet fjalë për 35-vjeçaren Stephanie Frappart, e cila është caktuar për të drejtuar ndeshjen midis Amiens dhe Strasbourg, takim që do të luhet ditën e diel.

Frappart është një gjyqtare që mban stemën e FIFA-s. Kjo e fundit e ka përzgjedhur gjyqtaren franceze për të gjykuar edhe ndeshje të Botërorit U-19, turne që zhvillohet këtë verë. Ndërkohë që, të dielën ajo do të debutojë në Ligue 1, në një ndeshje mes dy skuadrave që ndodhen në vendin e 10-të dhe të 17-të në renditje.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një femër të gjykonte në Ligue 1 të Francës edhe pse për 10 vjet, Nelly Viennot, ka qenë gjyqtare anësore në këtë kampionat. Stephanie Frappart ka nisur të gjykojë që në moshën 13-vjeçare, ndërsa tani, pas më shumë se 20 vitesh, do të bëjë realitet ëndrrën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat